Ndahet Çiljeta
Këngëtarja Çiljeta Xhilaga ka vendosur t’i japë fund marrëdhënies së saj disa vjeçare me babain e Fernandos, Chrisin.Revista Who shkruan se këngëtarja ka pohuar se lidhja e saj nuk po funksiononte më, ndaj dhe i ka dhënë fund.“Kishte kohë që kishim mosmarrëveshje për shkak të largësisë. Është e kotë, një lidhje në distancë nuk funksionon”, – ka thënë Çiljeta per revistën.“Në këtë jetë nuk ka mundësi për të qenë të përjetshëm, kësisoj edhe kjo marrëdhënie përfundoi”, – ka vazhduar ajo.Pyetjes ‘nëse do ta vazhdojë apo jo Çili komunikimin me ishpartnerin, ajo i është përgjigjur: “Sigurisht. Ne kemi një fëmijë bashkë dhe në çdo vendim për të ardhmen e Fernandos, do marrë pjesë edhe Chris”.Historia e bukur e dashurisë mes Çiljetës dhe Chris nisi rreth 4 vjet më parë dhe është komentuar vazhdimisht në shtyp, ndonëse këngëtarja ka preferuar të mbajë atë larg vëmendjes mediatike.