Ky fotograf vërteton se çdo foto mund të kthehet në një kryevepër

Të bësh një foto të mirë ndonjëherë mund të kthehet në një sfidë të vërtetë, edhe për fotografët profesionistë. Megjithatë falë progresit teknologjik, çdo foto mund të transferohet në një copëz mahnitëse arti.Në ditët e sotme Photoshopi është kthyer në një mjet të pandashëm për shumë dizenjues grafikë e fotografë.Njihuni me Peter Stewart, fotografin me mijëra ndjekës në Instagram e miliona klikime. Ai është gjithashtu një magjistar i mrekullueshëm i Photoshopit pasi krijon imazhe që të lënë pa frymë duke përdorur një teknikë që quhet “korrigjim i shumfishtë i ekspozimit”.Opsioni i jep mundësinë atij të ruajë e të theksojë detaje të cilat ai dëshiron të nxjerrë në pah.Fotografi zbulon serinë me fotot para dhe pas duke treguar se si një përpunim i vogël mund të kthejë fotografinë tuaj në një kryevepër.“Më pëlqen ta sjell fotografinë dixhitale përmes një sensi të caktuar fantastik dhe surreal”- shprehet Stewart,Sipas tij këto foto janë një shembull i mirë që thekson fuqinë dhe rëndësinë e Photoshop.1217405-880-1460309931-6 (1) 1217455-880-1460309931-5 (1) 1217505-880-1460309931-7 (1) 1217605-880-1460309931-1 1217705-880-1460309931-4 (1) 1217805-880-1460309931-3 (1) 1218105-880-1460309931-2/Oranews.tv