Portreti i Yuri Gagarin mbi liqen
Të entuaziamuarit pas fluturimeve në hapësire, në rajonin rus Ryazan, në jug të Moskës, kanë përdorur një sipërfaqe në liqenin e grirë të qytetit, për të krijuar një portret në shenjë respekti dhe homazhi ndaj astronautit rus Yuri Gagarin, njeriu i parë në hënë, përpara përvjetorit të fluturimit historik.Video e këtij projekti interesant filmuar nga Alexei Busarov dhe miku i tij Oleg Butsky, shfaq disa njerëz që përpiqen të pastrojnë e të largojnë dëborën nga liqeni, për të krijuar më pas edhe portretin e kozmonautit. Imazhi klasik i Gagarin shoqerohet edhe me disa iniciale, që perifrazojnë edhe fjalinë e tij historike: "Gati për tu nisur për në hapësirë".Gagarin ishte vetëm 27 vjeç kur më 12 prill të vitit 1961, ai përmbushi edhe orbitën e parë rreth tokës nga një njeri, në raketën "Vostok 1".Kapsula e tij hapësinore udhëtoi me 27.400 km në orë dhe orbitoi tokën në 108 minuta. Nga ai moment, Gagarin mori famë ndërkombëtare dhe u prit në Ish Bashkimin Sovjetik si një hero kombëtar.
/Oranews.tv/