Ariu polar imiton stërvitjen e vizitorit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Prill 2016, 14:03
Një ari polar është filmuar duke imituar lëvizjet e vizitorit në një park të kafshëve të egra.Video qesharake tregon se si Mark Lewis bën stërvitje duke ulur trupin në dysheme, ndërkohë që ariu polar që ndodhet në akuariumin prej xhami përballë tij, zhytet në të njëjtën mënyrë si ai.Klipi është filmuar në Parkun Highland Wildlife në Kingussie, Highlands të Skocisë nga gruaja e vizitorit, Tina Lewis.Teksa shijon performancën e burrit të saj dhe ariut që e kopjon, Tina shpërthen në të qeshura.“Mendoj se ishte mahnitëse. Jam e sigurt që ariu polar nuk e ka provuar më parë të imitojë njerëz,”- tha ajo për Daily Mail.
/Oranews.tv/