Resorti Sochi, mbi 1 mijë vetë bëjnë ski me bikini mbi akull
Qindra rusë bënë bashkë ski, në resortin turistik të Sochi, veshur vetëm me bikini e rroba banjo, në përpjekje për të vendosur një rekord botëror.Më shumë se 1 mijë vetë morën pjesë në këtë event, sipas mediave ruse, veshur të gjithë me rroba banjo me ngjyra."Ne erdhëm në këtë festival, veshur me kostume me ngjyra, me qëllim kryesor të bëjmë qejf, të kënaqemi dhe të pushojmë në të njëjtën kohë" tha Maria Popova, që kishte ardhur në Sochi nga rajoni Krasnodar.Të gjithë guxuan të zhvishen e të sfidojnë dimrin ende të ftohtë në këtë rajon rus."Moti është shumë i bukur. Më pëlqen ky resort, gjithçka është shumë bukur. Ka shumë të rinj këtu, organizohen shumë festa" tha një tjetër pjesëmarrëse, Viktoria Garanzha.Tashmë sipas mediave ruse, organizatorët janë në pritje të konfirmimit nëse e kanë vendosur apo jo Rekordin Botëror Guinness.
/Oranews.tv/