Fustanet e Elizabetës II ekspozohen në 90-vjetorin e lindjes
Fustanet e Madhërisë së saj, mbretëreshës së Anglisë Elisabeta II do të ekspozohen për publikun në Skoci në prag të 90-vjetorit të lindjes së saj.Janë më shumë se 150 fustane mbretërorë, të veshur nga "Mbretëresha e stilit", në ngjarjet të rëndësishme në jetën e saj. Ekspozita do të celët më 21 prill në Edinburgh dhe mes veshjeve e aksesorëv do të jetë edhe fustani elegant që Mbretëresha ka veshur më dasmën e motrës së saj, Princeshes Margaret në vitin 1960 të dizenjuar nga Norman Hartnell.Një tjetër veshje do të jetë edhe fustani i Mbretëreshësh në hapjen zyrtare të Parlamentit skocez më 1 korrik 1999. Ajo kishte veshur një fustan të gjelbër dhe një pallto ngjyrë vjollcë, një ndërthurje mëndafshi dhe leshi, kombinuar me një shall po në ngjyrë jeshil me vjollcë.Ndërsa një fustan i veshur nga Mbretëreshe Vikoria në 1835 dhe 1837 do të ekspozohet si pjesë e historisë të veshjeve mbretërore.Kjo është një nga tre ekspozita e veçanta që do të celen në rezidencat zyrtare të Madhërisë së Saj, përgjatë vitit 2016.Shkëlqesia e saj e cila njihet për përzgjedhjen e ngjyrave të forta, shoqëruar edhe me kapelet në po të njëjtat tonalitete, këtë vit ishte burimi i frymëzimit për thuajse të gjitha koleksionet e vjeshtë-dimër.
/Oranews.tv/