Sulme vetëvrasëse në rajonin Stavropol, vriten vetëm 3 kamikazët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Prill 2016, 12:11
Tre sulmues vetëvrasës e kanë hedhur veten në erë në një fshat në rajonin Stavropol në Rusi. Sipas The Independent, nga këto sulme të sotme janë vrarë vetëm tre sulmuesit.Ata e kanë aktivizuar eksplozivin në trupin e tyre afër selisë lokale të ministrisë së Brendshme.Një zyrtar i policisë tha agjencisë RIA Novosti se incidenti ndodhi në qarkun Novoselitsa në Stavropol, dhe se më shumë detaje mbeten për tu sqaruarStavropol është afër rajonit të trazuar të Kaukazit Verior të Rusisë./Oranews.tv/