Frikë për rrjedhje gazi, evakuohet shkolla 9 vjeçare në Fushë Krujë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Prill 2016, 11:58
Shkolla 9 vjeçare ”Adem Gjeli” në Fushë Krujë është evakuar paraditen e sotme pasi në shkollë është ndjerë një aromë e rëndë e ngjashme me rrjedhje gazi.Menjëherë drejtoria ka urdhëruar nxjerrjen e fëmijëve jashtë shkollës, ndërkohë ekspertë të Institutit të Shëndetit Publik, dhe policia kanë kryer verifikimet.Pas kontrollit policia e Durrësit dha informacione se çfarë ndodhi: Janë djegur disa mbeturina në afërsi të shkollës. Meqënëse sistemi i ngrohjes në shkollë është me gaz, atëherë është dyshuar se mund të ketë pasur ndonjë rrjedhje apo problem në sistemin e ngrohjes.Policia thotë se nuk ka pasur asnjë problem nga nxënësit.Pritet dhe përgjigjja e ekspertëve të Institutit të Shëndetit Publik
/Oranews.tv/