Rritja ekonomike, INSTAT: Në vitin 2015 arriti në 2.61%, ndikimi kryesor nga ndërtimi

Instituti i Statistikave raporton se ekonomia u rrit në vitin 2015 me 2.61% më pak se parashikimet e Qeverisë. Të dhënat tregojnë se rritja është ndikuar kryesisht nga sektori i ndërtimit, si rezultat i investimeve në Gazsjellësin TAP dhe Hidrocentralin e Banjës, si dhe investimeve publike, të përqëndruara kryesisht në muaj e fundit të vitit.Ekonomia shqiptare u rrit në vitin 2015 me 2.61%, duke mos përmbushur pritshmëritë e Qeverisë që kishte parashikuar një rritje ekonomike prej 2.7%.Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se rritja ekonomike u gjenerua kryesisht nga sektori i ndërtimit, aktiviteti i të cilit u rrit me 12.75 %  kundrejt vitit 2014.Rritja e ndërtimit kryesisht në tremujorin e fundit të vitit është rezultat i investimeve publike të grumbulluara në këtë periudhë për të shmangur djegien e fondeve.Ndërsa ndikim pozitiv për këtë degë të ekonomisë gjatë gjithë vitit kanë dhënë GazsjellësiTrans Adriatik Pipeline dhe Hidrocentrali i Banjës.Ndërkaq sektorët e tjerë që kanë ndikuar pozitivisht në rritjen e ekonomisë janë grupi i degëve tregti, hotele, restorante dhe transport, informacioni dhe komunikacioni, aktiviteti financiar dhe i sigurimit.Ndërsa degët që kanë shënuar rënie gjatë vitit 2015 janë bujqësia me 1.95%, industria nxjerrëse, energjia dhe uji, aktivitetet financiare, taksat etj.Ekonomia shqiptare ka pësuar rritje pozitive gjatë viteve të fundit, megjithëse në nivele anemike.Për këtë vit është parashikuar rritje në masën 3.4%, ndërsa Banka Botërore i qëndron  kuotës 3.2%.Por përtej debatit të shifrave, shqetësim është fakti se rritja ekonomike nuk po përkthehet në ekonominë reale.Raporti i fundit i Bankës Botërore për rajonin evidentoi se pavarësisht rritjes eskonomike, papunësia në Shqipëri është ende e lartë dhe e qëndrueshme, pagat kanë pësuar rënie, teksa varfëria po zbutet me ritme më të ngadalta se në vendet e tjera fqinje.