Greqia: Sjelljet e Maqedonisë të mjerueshme dhe të rrezikshme
Greqia ka dënuar sjelljet e policisë maqedonase ndaj emigrantëve në Idomeni, duke i konsideruar të rrezikshme dhe të mjera.Forcat policore të vendit tonë fqinj përdorën gaz lotsjellës, plumba gome dhe granata tymuese kundër turmave të emigrantëve që u përpoqën të thyejnë barrierat kufitare me qëllim vijim e udhëtimit drejt veriut të europës.Në një deklaratë jashtëzakonisht të fortë, George Qirici, zëdhënës për koordinatorët e migrimit në qeverinë greke, tha se përdorimi i forcës është i papranueshëm."Përdorimi i gjerë i gazit lotsjellës, granatave tymuese madje edhe plumbave të gomës pa dallim si për gratë dhe për burrat për orë të tëra, është një praktikë e mjerueshme dhe jashtëzakonisht e rrezikshme. Në të njëjtën kohë, ne u bëjmë thirrje refugjatëve të mos besojnë në gënjeshtra dhe të kuptojnë se kufijtë janë mbyllur, "tha ai.Agjencia e ndihmës Mjekët pa Kufij deklaroi se ka mjekuar më shumë se 200 persona në kampin e Idomenit si pasojë e gazit lotsjellës dhe plagëve e tjera të marra gjatë protestës.Mahmoud, një emigrant 23-vjeçar nga Aleppo, ka thyer krahun pasi është qëlluar nga forcat maqedonase me plumb gome nga një distancë shumë e afërt.Autoritetet greke po përpien të bindin klandestinët e Idomenit të kthehen në qendrat e pritjes sepse tashmë nuk ka asnjë rrugë që i con drejt vendeve veriore dhe perëndimore të Bashkimit Europian. /Oranews.tv/