Ahmetaj: Tavanet buxhetore detyrim ligjor, përgjegjshmëri me vitin elektoral

Ministri i Financave Arben Ahmetaj tha se tavanet buxhetore tashmë do të jenë detyrime ligjore dhe jo më instrumenta prove. Gjatë prezantimit të progresit të Strategjisë së Menaxhimit të Financave Publike, Ahmetaj duke u ndalur në vitin 2017 tha se do të ketë një përgjegjshmëri për vitin elektoral.Ahmetaj: Gjatë kësaj periudhe 18% e aktiviteteve poi  kuontifikojmë gjithashtu, 65% e aktiviteteve janë në progres dhe 17% nuk kanë filluar akoma. Një progres shumë i mirë është bërë në forcimin e instrumentave të financave pblike. Këtu do ti referohesha planifikimit afatmesëm që është një instrument ligjor. Këtu do ti referohesha tavaneve buxhetore që kemi aprovuar për vitin 2017-2018 duke ndarë me ju edhe përgjegjshmërinë për një vit elektoral, jo për të mos bërë atë që është  bërë në vite me vitet elektorale duke e kthyer tavanet në detyrim ligjor dhe jo si një instrument prove.Arben Ahmetaj tha se reforma në menaxhimin e financave na ndihmon për të ofruar shërbime publike më të mira.Ahmetaj: Strategjia e financave publike ishte një nga gurët kilometrikë më të rëndësishme për mbështetjen buxhetore. Pas 15 muajsh të aprovimit reforma është vlerësuar nga Komisioni Europian me një ecuri të kënaqshmeËshtë e pranuar që reforma në menaxhimin e financave na bën të mundur një disiplinë fiskale eficente dhe na ndihmon për të ofruar shërbime publike të kënqarshme dhe për të ardhur në atë nivel , në një sistem menaxhimin informatik që kanë të bëjnë me financat.  Instrumentat informatik shkojnë dorë për dorë me forcimin e menaxhimit të financave publike. Sistemi i IT në dogana është i zvënedësuar me një sistem të avancuar.Ky progres serioz është bërë në këto 3 vite edhe përsa i përket strukturës së borxhit.