Histori/ Vrasja në krevat e Gentjan Beqirit dhe e babait të tij më 15 gusht 2012
Gentjan Beqiri, 35 vjeç u ekzekutua në krevat me pistoletë me silenciator mëngjesin e 15 gushtit 2012.Zyrtarisht banesa ku jetonte Beqiri duhej të ishte e mbrojtur nga dy policë, të cilët nuk duhej të lejonin që Gentian Beqiri të largohej nga banesa pasi ishte në masën e sigurisë “Arrest shtëpie”.Por ekzekutorët kishin arritur të futeshin në pallat, më pas në apartament dhe të ekzekutonin në krevat objektivin e tyre, Gentjan Beqiri, i njohur dhe si Ardian Meta.Autorët, mendohet kanë qenë 2, i ka rënë derës së banesës, të cilën e ka hapur i babai i moshuar i viktimës, Nezir Beqiri.Viktima kishte marrë disa plumba në kokë dhe në trup.Dy policë, Sami Derstila dhe Neshat Budina u arrestuan gati 2 orë pas vrasjes dhe SHKB nisi hetim për akuzën shpërdorim detyre dhe për ndonjë lidhje të mundshme si bashkëpunëtorë të autorëve të vrasjes.Ndërkohë, në një deklaratë për të shtyp të mbajtur në orët e vona të mbrëmjes së 15 shkurtit, , zëdhënësja e Policisë së Elbasanit deklaroi se Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm (SHKB) kishte kërkuar pezullimin nga detyra të dy drejtuesve të Policisë, emrat dhe pozicionet e të cilëve nuk u saktësuan, si dhe atë të dy policëve të ndaluar.Atë ditë u arrestuan si të dyshuar si autorë të këtij krimi Florenc Çapja dhe Arben Jaçe. Më 17 gusht 2012, Gjykata e Elbasanit la në arrest me burg të dyshuarin Arben Jace, ndërsa Florenc Capja do gjykohej në gjendje të lirë. Nëna e Gentianit akuzoi Çapajt për vrasjen e të birit dhe bashkëshortit të saj.Mbrëmjen e 3 shkurtit 2015, kur në Elbasan ndodhi masakra me 3 të vrarë e 8 të plagosur, Florenc Capja ishte nder te plagosurit e masakres.Në një prononcim në Kuvend më 4 shkurt 2016 ministri Tahiri deklaroi se polici i cili ndihmoi në largimin e autorit të vrasjes së Gentian Beqirit ishte në detyrë.Më 11 prill po në Elbasan persona ende të paidentifikuar ekzekutuan vëllanë e Gentjanit, Sajmir Beqiri [caption id="attachment_720609" align="alignnone" width="609"]
Në foto: E ëma e Gentian Beqirit[/caption]