Çifti më llupës

Ashton Kutcher dhe Mila Kunis, njëri prej çifteve më të komentuar dhe lakmuar në botën e Hollywood, duket se janë llupës të vërtetë.Çifti është fotografuar rrugëve të Londrës duke ngrënë krepa, në një formë babëzie, ku nuk kursyen as lëpirjet e gishtave.Ndoshta për mos tu njohur ata kishin vendosur edhe kapelet e bluzave sportive në kokë, teksa u strukën pranë një kioske për të blerë krepa.Ashton duket se ka nevojë për qetësi të cilën e gjen tek e dashura e tij Mila, pasi aktualisht është duke u përballur me divorcin nga ish-bashkëshortja Demi Moore.Demi po kërkon nga Ashton, i cili është aktori më i paguar në Hollywood, 10 milionë dollarë, duke argumentuar se ka qenë ajo që e ka bërë të famshëm.