Taylor Swift shpërthyese në skenë

E bërë e famshme në botën e muzikës si një "vajzë e mirë", një prej zërave më të njohur të muzikës country, Taylor Swift, tregoi në koncertin e saj të fundit se pavarësisht reputacionit të saj, është në gjendje që ta ndezë skenën sa herë që të dëshirojë.Në një spektakël të mbajtur në kryeqytetin amerikan, në Uashington, 23-vjeçarja u shfaq ekstravagante, me disa veshje joshëse dhe lëvizje shpërthyese, që entuzasmuan dhjetëra mijëra fansa të pranishëm.Në këtë spektakël, pjesë e një turi të gjatë të Swift në SHBA, ranë në sy disa elemente të rinj, midis të cilëve rrëshqitjet në skenë e disa lëvizje të paprovuara më parë.E shoqëruar nga një trupë meshkujsh, e reja u përfshi në disa kërcime sensuale me trupën e saj të balerinëve, ndërsa luajti vetë në piano disa prej pjesëve më të spikatura të këngëve të saj.