Shpërthen dielli
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Maj 2013, 11:29
Dielli ka pasur shpërthimin më të madh të vitit 2013, me një fenomen që sipas shkencëtarëve të NASA-s është quajtur flaka diellore.Fenomeni u shoqërua, sipas shkencëtarëve, edhe me lëvizje të mëdha të masës diellore.Kur ndodhin shpërthime të tilla, ato arrijnë tokën dhe mund të ndërhyjnë në sistemet elektronike, satelitore apo tokësore.Por NASA theksoi se shpërthimi nuk ishte drejtuar nga Toka, por mund të ndikojë në disa anije kozmike amerikane që ndodhen në hapësirë.Fenomeni u klasifikua nga ekspertët si flakë e klasit X, tipi më intensiv i shpërthimeve diellore.