Shitje rekorde e një pikture të Jackson Pollock-ut
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Maj 2013, 14:34
Një pikturë e Jackson Pollock është shitur për një rekord prej 58.4 milionë dollarësh në shtëpinë e ankandeve Christie në Nju Jork.Piktura titullohet Numër 19, 1948 dhe paraqet një përzierje ngjyrash si të verdhë, të zezë, të kuqe dhe të gjelbër.Çmimi më i madh për një pikturë të Pollockut ka qenë 40.4 milionë dhe është vendosur në vitin e kaluar.Gjithashtu në ankand, një pikturë e Roy Lichtenstein është shitur për 56.1 milionë dollarë.