Zoe Saldana: "Jam biseksuale"

Pasi është shoqëruar me dy aktorë, Zoe Saldana ka vendosur t'i japë fund lidhjeve me yje të kinemasë. Aktorja duket se është betuar që tani e tutje do të ketë lidhje me persona të profilit më të ulët.Planet e saj Zoe i ka rrëfyer në intervistën e radhës, për revistën "Allure", për të cilën ka pozuar në mënyrë provokuese.Aktorja ka zbuluar gjithashtu se në të ardhmen lidhja e saj mund të mos jetë domosdoshmërisht me një mashkull. "Mund të përfundoj me një grua dhe të rris fëmijët e mi. Jam biseksuale", ka thënë aktorja.Në muajt e fundit Zoe ka qenë e lidhur me aktorët Bradley Cooper dhe Keith Britton për tre vjet.Zoe dhe Bradley thuhet se kanë shijuar një udhëtim romantik në Paris për pushimet e fundvitit. Por tani, teksa Bradley është lidhur me një modele të re, Zoe duket rehat në pavarësinë e saj.