Rita bashkëpunon me Madonën

Rita duhet të mësohet të vesh geta pasi ka nënshkruar një marrëveshje me vlerë prej 500 mijë dollarësh që të jetë fytyra e re e "Materal Girl", markës së njohur të Madonës.Këngëtarja me prejardhje nga Kosova tashmë ka filluar fushatën për këtë markë, që drejtohet nga Madona dhe vajza e saj.Marrëveshja e cila është arritur mes tyre mund t`i ndihmojë Ritës që të fitojë famë në Amerikë, pasi deri tani nuk ka arritur që të fitojë zemrat e amerikanëve." Lourdes, vajza e Madonës ka qenë një fanse e madhe e Ritës për pak kohë dhe ka ndjekur shumicën e koncerteve të saj. Ajo e luti nënën e saj që ta takonte atë", ka thënë një burim për “The Sun”."Ato janë takuar në 'Met Ball' në Neë York javën e kaluar dhe Madonnës i pëlqeu qëndrimi i Ritës e për këtë e dha këtë ide", shtoi ai."Rita e pranoi menjëherë këtë kërkesë, sepse është një fanse e madhe e Mbretëreshës së Popit. Ajo gjithashtu dëshiron të shpërthejë në Amerikë ashtu siç bëri në Britaninë e Madhe".