Vathët që kushtuan 2.39 milionë dollarë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Maj 2013, 12:27
Një palë vathë margaritari, të cilët i përkisnin aktores italiane, Gina Lollobrigida, janë shitur me një çmim rekord prej 2.39 milionë dollarësh.Shitja në ankandin Sotheby ka thyer rekordin e vitit 2011, për shitjen e vathëve të Elizabeth Taylorit.Lollobrigida, yll i njohur i filmit në vitet 1950 dhe 1960, ka shitur vathë të prodhuar nga firma italiane Bulgari.Lollobrigida, 85-vjeçare, ka thënë se me paratë e fituara do të ndihmojë hulumtimin e qelizave burimore.