Kisha rrezikun 87% për kancer

Aktorja Angelina Jolie zbuloi se i është nënshtruar një mastektomie të dyfishtë për të parandaluar rrezikun e zhvillimit të kancerit.Në një artikull të titulluar "Zgjedhja ime Mjekësore", që është botuar në New York Times, aktore amerikane shkruan se i është nënshtruar kësaj proçedure, sepse ka konstatuar rrezikun e kancerit në zhvillim në vezoret.Ajo shkruan se nëna e saj vdiq nga kanceri në moshën 56 vjet dhe Jolie ka zbuluar se kishte të "dëmtuar" genin BRCA1, i cili rrit shanset e zhvillimit të sëmundjes."Për çdo grua që lexon këtë, unë dua të dijë se ka opsione. Dëshiroj të inkurajoj gratë që të marrin në konsideratë dhe të kërkojnë këshilla ", shprehet ajo.Aktorja thotë se mjekët vlerësojnë se kishte 87% rrezikun e kancerit të gjirit dhe pothuajse 50% rrezikun e kancerit ovarian, edhe pse rreziku është i ndryshëm në rast të çdo gruaje.Jolie filloi terapinë më 2 Shkurt dhe përfundoi më 27 Prill. Gjatë gjithë kësaj periudhe arriti të ruajë sekretin e operacionit dhe të vazhdojë të bëjë punën e saj.Nëpërmjet artikullit aktorja jep detajet e ndërhyrjes, falenderon partnerin e saj Brad Pitt për butësi dhe i kujton botës se 458.000 gra vdesin nga kanceri i gjirit çdo vit."Unë mund t'iu them fëmijëve të mi se nuk duhet të frikësohen se do të më humbasin për shkak të kancerit të gjirit," shtoi ajo.