"Me fat që jam gjallë"

Michael Douglas ndjehet me fat që ka rinovuar karrierën e tij pasi mposhti kancerin, veçanërisht pasi shokët e tij të afërt, si Larry Hagman dhe shumë të tjerë, nuk kanë qenë aq me fat.Aktori 68-vjeçar është rikuperuar për dy vite e gjysmë pasi mposhti kancerin e fytit të shkallës së katërt, i njëjti nivel që shkaktoi vdekjen e Hagman në nëntorin e kaluar dhe vdekjen e mikut tjetër të tij, këngëtarit Nick Ashford në vitin 2011."Kur isha i sëmurë, shumicën e kohës qëndroja i shtrirë në krevat. Shikoja shumë sport,  ku nuk e mendoja fundin. Më mungonte puna, por isha shumë i dobët dhe më mungonte gjithçka. Isha në shkallën e katërt, dhe nuk ka më shkallë të pestë...".Tani e di si është të jesh shtrirë. Kam humbur disa miq - Larry Hagman dhe Nick Ashford - të cilët kanë pasur të njëjtin lloj të kancerit si unë, dhe kjo ju bën të mendoni", ka thënë Douglas.Ai zbuloi se kishte sëmundjen në vitin 2010 dhe ka vuajtur shumë duke luftuar atë.Tani ai do të paraqitet si "Liberace" në filmin "Behind Candelabra" përkrahë një ylli tjetër siç është Matt Damon. Michael tha: "Ndihem shumë mirë që jam kthyer në punë.