Në fillim vështirë, por...mësohesh
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Maj 2013, 15:10
Michael Douglas është puthur me Matt Damon në filmin e tij më të fundit ku interpreton një homoseksual dhe aktori veteran u shpreh se ishte e çuditshme të puthej me një mashkull, por mësoheshe pas herës së parë.68-vjeçari tha për 'New York Magazine': "Puthja e parë është me siklet, por pastaj mësohesh."Douglas luan rolin e Liberace, një pianist dhe këngëtar i famshëm homoseksual, ndërsa Damon interpreton të dashurin e tij, Scott Thorson."Në këtë film unë isha femra! Tualeti dhe rregullimi i flokëve më shkonin rreth 3 orë dhe ishte hera e parë në karrierë që vonohesha kaq shumë për xhirimin e një skene", deklaroi bashkëshorti i Catherine Zeta Jones.