Jolie merr masa për rrezikun e kancerit
Aktorja e njohur e hollivudit Angelina Jolie iu nënshtua një operacini të mastektomis së dyfishtë, pasi mësoi se ishte bartëse e genit kancerogjen BRCA1. Ndërsa kishte 87 për qind rrezik për t'u prekur nga kanceri i gjirit.Jolie e beri te ditur lajmin përmes një artikulli në të publikuar në gazetën neë York times. 37-vjeçarja mori vendimin për t'iu nënshtruar procedurave në muajin shkurt, pasi mësoi se ishte bartëse e genit kancerogjen. Në shkrimin e saj në Times, me titull "My Medical Choise", Angelina shpjegon vendimin e saj duke bërë të ditur se procedurat nisën në muajin shkurt, ndërsa operacioni ristrukturues u krye në 20 prill."Doktorët vlerësuan se unë kisha 87 për qind rrezik për t'u prekur nga kanceri i gjirit dhe 50 për qind nga kanceri ne vezore. Pasi e kuptova që ky ishte realiteti im, vendosa të jem proaktive dhe të minimizoja rrezikun sa të mundja.Kështu bëra ndërhyrjen për heqjen e të dy gjinjve të mi, pasi rreziku aty ishte shumë më i lartë se sa në vezore dhe se ndërhyrja ishte shumë komplekse. Në 27 prill përfundova tre muaj procedura mjekësore. Gjatë kësaj kohe arrita ta mbaj të fshehtë gjithë këtë proces dhe të vazhdoja me punën time", shkruan Jolie.Operacioni ishte i suksesshëm dhe mjekët thonë se shanset që Angelina ka për të patur kancer gjiri janë më pak se 5 për qind.Ndërsa ajo vijon duke thënë se aryeja e shkrimit të saj është për t'i thënë grave kudo “se i gjithë procesi ishte i vështirë, por unë jam e lumtur që ia dola mbanë. Shanset e mia për të patur kancer gjiri janë më pak se 5 për qind. Unë mund t'u them fëmijëve të mi se ata nuk kanë përse të kenë frikë se do më humbin për këtë shkak", shkruan Angelina.Ndërkohë që nëna e saj, Marcheline Bertrand vdiq në vitin 2007, në moshën 56-vjecare nga kanceri i vezoreve, dhe vetë Angelina ka 50 për qind rrezik të preket nga kjo sëmundje.Aktorja shrehet se ventimi që e iu nështrua opracioneve ka qene për 6 fëmijët e saj!Ndërsa shpreh falenderimin për mbështetjen që i dha partneri i saj Brad Pitt. Angelina siguron të gjithë lexuesit se fakti që hoqi të dy gjinjtë dhe i ristrukturoi ata nuk ka sjellë asnjë problem në mënyrën e saj të të ndjerit grua.