Festivali i Filmit në Kanë
Festivali i Filmit në Kanë, një nga ngjarjet më të mëdha të industrisë së filmit ka tërhequr vëmendjen e botës së kinemasë.Ndër shfaqjet premierë të filmave, do të jenë edhe "The Great Gatsby", nga regjisori australian Baz Lurhmann, "The Great Beauty", nga regjisori italian Paolo Sorrentino, "The Past", nga regjisori iranian Asghar Farhadi, "Only God Forgives", nga Nicolas Winding Refn dhe "Behind the Candelabra", nga Steven Soderbergh's.Steven Spilberg, kreu i jurisë këtë vit e quajti më prestigjozin e të gjitha festivaleve. Mes emrave të njohur në juri sivjet janë dhe Nicole Kidman, aktorja indiane Vidya Balan, pak e njohur në Evropë e regjizori nga Tajvani Ang Lee.Festivali do të zgjasë 12 ditë. Për Palmën e Artë, e cila do të ndahet më 26 Maj, do të garojnë 20 filma nga dhjetë shtete.Festivali i Kanës është përkujtuar gjithmonë si një nga ngjarjet më joshëse të kalendarit shoëbiz.Edhe pse koha e keqe dhe shiu i ka shoqëruar, artistët nuk janë penguar aspak nga ky fakt, një çadër në dorë dhe menjëherë kanë ecur mbi tapetin e kuq.Leonardo Di Caprio ka qënë i pari,i cili ka nisur këtë paradë në tapetin e kuq me një çadër të zezë e cila shkruante “Gatbsy”, pra simbolizonte filmin në të cilin Leo interpreton.Nicole Kidman, tepër elegante, me një fustan bust dhe flokët biond të mbledhura, është shoqëruar nga një tjetër çadër .Shiu nuk e ka mërzitur aspak Nicole Kidman, madje ajo është shprehur se “Është vetëm shi. Por unë dua shiun. Unë e dua atë”.Cindy Crawford, një nga modelet më të njohura, e veshur me një fustan të bardhë e cila dukej tepër elegante.Një tjetër e ftuar nga bota e modës, ka qënë edhe modelja më e re e Victoria's Secret, Cara Delevingne, e cila ka mahnitur me përzgjedhjen e fustanit të saj të zi, ku pjesa e sipërme ishte rrjetë.Juliane Moore, kishte zgjedhur një fustan dy ngjyrësh për këtë event.Lana del Rey mbante një kombinim perfekt të fustanit të saj bust, ngjyrë të bardhë me të zezë.Edhe pse tapeti ku vipat kaluan ishte i kuq, nuk e bëri që fustani i kuq i modeles britanike Georgia May Jagger, të mos binte në sy, madje fotografët u fokusuan pas saj.