Gabimi që bëni çdo ditë kur lani fytyrën tuaj
Të lash fytyrën në mëngjes dhe në darkë është pjesa më kryesore për rutinën e kujdesit ndaj lëkurës.Por nëse e përfundoni këtë detyrë ndërkohë që laheni në dush, po e shkatërroni lëkurën tuaj.Eksperti Kaye Scott tha për Daily Mail Australia se nxehtësia dhe presioni i ujit e dëmton fytyrën tonë.“Shumë njerëz ende e lajnë fytyrën në dush me të njëjtën temperaturë dhe presion që lajnë trupin.Por kjo nuk është një ide e mirë pasi një dush i nxehtë i acaron kapilarët dhe enët e gjakut në faqe duke përkeqësuar lëkurën dhe e bërë jo tërheqëse.”- u shpreh Kaye, themeluese dhe drejtuese e The Clinic në Sidnei.Ndërkohë që dermatologë të tjerë pranojnë se uji i nxehtë mund të çojë në “mbi-pastrim” dhe të heqë yndyrnat mbrojtëse të lëkurës tonë.Presioni gjithashtu mund të irritojë, thajë lëkurën apo zgjerojë enët e gjakut duke e bërë fytyrën të duket më e kuqe.‘Mënyra më e mirë për ta bërë lëkurën tuaj të duket perfekte është ta lani në lavamanin e banjos tuaj duke u siguruar që uji është i vakët”- shton Scott./Oranews.tv/