Avioni prek turistin i cili bën foto në njërin prej aeroporteve më të rrezikshëm në botë
Video shokuese tregon momentin se si një avion prek dorën e një fotografi guximtar i cili rrezikoi jetën e tij për të realizuar një foto perfekte në njërin prej aeroporteve më të rrezikshëm në botë.Në klipin me formatin 360 gradë, turisti qëndron në pistën e uljes para se avioni i vogël të fluturojë sipër tij duke i rrezikuar kështu jetën.Banorët e zonës si dhe kameramani Sebastien Politano që filmoi momentin befasues tha se njëra nga rrotat e mjetit ajror preku turistin.“Ai ndjeu rrotën e avionit që prekte dorën e tij të djathtë. Ai thjesht tha “Më goditi dotën, më goditi dorën”. Unë mendoj se në këtë moment ai nuk e kupton se sa me fat është”- shprehet 46 vjeçari Politano për MailOnline.Skena e egër është filmuar në pistën e Aeroportin Gustaf III në ishullin piktoresk të Karaibeve, St Barts.
Oups Landing SBHOups Landing Saint-BarthPosted by SXSEB on Wednesday, April 6, 2016
/Oranews.tv/