Gjykata nuk merr parasysh provat e familjes Walker ndaj Porche

I është dhënë përgjigja dhe padisë së nisur nga familjarët e viktimave Paul Walker dhe Rogers Rodas, kunder markës Porche.Sipas tyre të dy ata humbën jeten Nëntorin e 2013, sepse makina e tipit Porche Carrera GT, nuk kishte masa të mjaftueshme sigurie në rast aksidenti.Në gjyqin e mbajtur , gjykatësi Phillip Gutierrez, nuk e mori fare për të mirëqenë këtë padi, duke mos i dhënë të drejtë familjarëve .Sipas tij, vejusha e Rogers Rodas, Kristine nuk kishte paraqitur përpara trupit gjykues prova te mjaftueshme për të fajsuar markën Porche për aksidentin e 2013.Sipas dokumenteve që paraqet redaksia e lajmeve TMZ, Kristine pretendon se ka disa masa sigurie që duhet të ishin menduar nga marka në rast aksidenti, të cilat kjo makinë nuk i kishte.Por sipas Kristine, edhe bashkëshorti edhe aktori Paul Walker mund të ishin gjall sot nëse krijimi i makines do të ishte marr më seriozisht.