Robert Kardashian filloi të qante kur e fejuara i tha "PO"

Konfirmohet së fundmi nga vetë Robert Kardashian dhe Blac Chyna, që së shpejti do të martohen dhe do të nisin të krijojnë familjen e tyre. Djali i vetëm i  familjes Kardashian, i  propozoi Blac Chyna mbrëmjen e të hënës, teksa shkonin së bashku në një club striptizmi në Los Angelos. Kjo ishte dicka e paparashikuar për Chyna, emri i vërtetë i të cilës është Angela! Robert i propozoi asaj vetëm 3 muaj pasi nisën lidhjen!Unaza e diamantit ka qenë qershia mbi torte. Mësohet se për të bërë të lumtur bashkëshorten e tij të ardhshme, 29-vjecari ka paguar 325 mijë dollarë. Propozimi ishte shumë intim, askush nga familja Kardashian nuk ishte përreth, kjo sepse ai e di që nëse ata do të ishin të pranishëm, i gjithë ky moment i madh do të shkaterrohej. Pranë ciftit ndodhej vetëm nëna e Blac Chyna.Momentalisht askush nga familja Kardashian nuk e ka uruar Robert në rrjetet sociale, ashtu sic bëjnë në raste të tjera. Robert Kardashian e përjetoi aq shumë atë mbrëmje sa pasi mori përgjigje pozitive nga e fejuara, filloi të qante! Cifti nuk kanë dhënë ende një intervistë, ku të tregojnë detajet, por Chyna, në një deklatatë tha: Tani mund të më quani Angela Kardashian!32A7CC1500000578-3526292-image-a-92_1459948127420 32DFFAA500000578-3526292-Romantic_The_Kardashian_is_said_to_have_laid_on_roses_by_candlel-m-58_1459953156629 32DAFEB300000578-3526292-image-m-104_1459949343253