Një vit pas dasmës Cameron Diaz rrëfen detajet

Cameron Diaz ka rrëfyer për herë të parë pas martesës detajet e dasmës së saj me rrokerin Benji Madden. Aktorja shprehet se ajo e dinte që në fillim që do të përfundonte me Benji , dhe që vetëm disa takime me pas ai do të kthehej në bashkëshorin e saj. Dasma e cila u organizua në shtëpinë e tyre në Beverly Hills u zhvillua në praninë e miqve dhe disa fmailjarëve,Cameron Diaz thotë për emisionin e Andy Cohen:’Ne u martuam në dhomën tonë të pritjes, përpara miqve tanë. Më pas vazhduam të festonim në kopshtin prapa shtëpisë, në fushën e madhe të tenisit.’ Cameron tani 43-vjec, thotë se me bashkëshortin e prezantoi mikja dhe kunata Nicole Ritchie, dhe që kur u ulën në të njëjtën tavolinë, aktorja kuptoi se ai ishte personi i duhur për të, dhe në fakt kështu rezultoi.‘Unë thjesht e dija që ai ishte i duhuri’ vazhdon më tej Cameron ‘ndërsa sapo pash Benji mendova menjëherë që ai ishte shumë tërheqës. Dhe më erdhi cudi për faktin që nuk ishim njohur më parë. Kjo mbase për faktin që nuk kemi patur të njëjtin rreth shoqëror. E rëndësishme për mua tani, është që e kam përkrahë, dhe kemi një jetë të bukur bashkë.’