Ish e fejuara zbulon gënjeshtrat e Ne Yo
Ndërkohë që Ne Yo dhe bashkeshortja e tij Crystal janë bërë prindër të një djali, ish e fejuara e këngëtarit Ne Yo, Monyetta Shaw ka zbuluar një premtim që këngëtari i dha dhe nuk e mbajti, por që tani ajo është e vetmja që e vuan dhe do ta vuajë për të gjithë jetën e saj.Gjatë kohës që ishin bashkë prindërit e dy fëmijëve vendosen që nuk dëshironin të kishin të tjerë, dhe ishte këngëtari ai që erdhi me idenë se do të operohej e të mos bënte më fëmijë, të njëjtën gjë i sugjeroi edhe asaj.Ajo thotë: "Sterilizimi ishte diçka që ne e ishim diskutuar shpesh dhe morëm vendimin që ta bënim të dy. Përfundimisht unë e bëra ndërsa ai jo dhe tani ka një fëmijë tjetër. Gjatë gjithë procesit Ne Yo ishte përkrahë meje duke më mbajtur dorën, dhe përpara se të niste doktori na ka pyetur rreth tetë herë nëse kjo ishte ajo që dëshiroja të dy u përgjigjëm që po"./Oranews.tv/