Historia tronditëse e një nëne me të birin
Një rast i pazakontë i një marrëdhënie intime ka ndodhur në Britani të Madhe. Një grua dha për birësim të birin e saj 32 vite më parë kur ishte studente.Në dhjetor të vitit 2013, ajo mori një letër nga i biri i saj ku theksonte se ishte në kërkim të prindërve biologjik. Ben Ford u bashkua me nënën e tij në janar të vitit 2014, dhe djali ishte i martuar me gruan e tij Victoria. Pas ribashkimit me të ëmën, midis tyre lindi edhe marrëdhënia intime.Më pas, burri u nda nga bashkëshortja e tij për të jetuar me të ëmën në Michigan. Ata e përshkruajnë marrëdhënien e tyre si “tërheqje gjenetike seksuale”.Gruaja britanike Kim West është 51 vjeçe, ndërsa Ben Ford është 32, vjeç. Gruaja është rritur në Islington të Lodrës, mbeti shtatzënë gjatë studimeve në Kaliforni, duke dhënë më pas të birin për adoptim.Tashmë, çifti po planifikojnë të martohen dhe të kenë edhe një fëmijë. West punon si dizajnuese e ambienteve të brendshme, ka thënë se: “Kjo nuk është incest. Ne jemi thjesht si dy kokrra brenda një bishtaje, përshtatemi shumë mirë dhe duket që jemi të destinuar të rrimë bashkë”.“Unë e di se njerëzit do të thonë se kjo është e neveritshme dhe se ne duhet të ishim në gjendje për të kontrolluar ndjenjat tona. Por, kur jeni goditur nga një dashuri e tillë, nuk mund të jesh i gatshëm për të hequr dorë. Ju duhet të luftoni për atë”, tha ajo për një gazetë amerikane.Sindroma në fjalë nuk është e pazakontë, por e rrallë. Ata takuan edhe një çift tjetër, ku një vajzë është e dashuruar me babain e saj.Incesti konsiderohet i paligjshëm në Michigan, ku ata jetojnë aktualisht, por çifti shprehet i gatshëm të zhvendoset prej andej.