Fushat e Dritës në Australi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Prill 2016, 17:41
Këto pamje sigurisht nuk janë reale.Ato janë krijuar nga artisti britanik Bruce Munro, i njohur ndërkombëtarisht për instilacione të tilla.Për projektin e fundit, ai ka përdorur rreth 50 mijë drita të vogla një formë bimësh në një sipërfaqe sa katër fusha futbolli. Ideja për këtë i erdhi mbi 20 vite më parë kur udhëtonte në shkretëtirën e kuqe në Uluru të Australisë.Artin e tij e ka quajtur Fushat e Dritës, ndërsa e ka zbatuar pikërisht në qytetin Uluru në kontinentin australian.“Fusha e Dritës është mishërim i asaj përvoje”, shkruan ai për ndjesitë që kishte pasur në vitin 1992 kur kishte vizituar këtë zonë.
