Miley Cyrus prej dy muajsh jeton larg drogës! Ja ç’po ndodh me të!

Tashmë prej dy muajsh këngëtarja Miley Cyrus po jeton një jetë të shëndetshme dhe gjithcka falë të të fejuarit Liam Hemsworth!Ylli i serialit Hannah Montana, tani po qëndron larg droges, alkolit, dhe jetës së shfrenuar që bëri për dy vite me radhë.Edhe përse Miley apo Liam ende nuk prononcohen për mediat, një burim pranë tyre ka treguar disa detaje, se cfarë i lejojnë vetes aktorët dhe cfarë jo!‘Miley nuk ka qenë kurr më e lumtur se kaq’ thotë informatori ‘Dhe gjithcka është vetëm fale Liam e nxitjes së tij të vazhdueshme duke u kujdesur për të. Së bashku me Miley edhe ai ka hequr dorë nga alkoli, por Liam nuk ka degraduar kurrë me pijen. Me raste të caktuara, kur kanë ndonjë të ftuar në shtëpi për mbrëmje, ja lejojnë vetes, nga një gotë verë, por në jetën e përditshme Miley po ushtron kontroll të plotë ndaj vetes.’