Vin Diesel, pengon partneren të punojë! Aktori shumë xheloz për të!

Thuhet se familja e Vin Diesel së shpejti do të ndahet. Marrëdhënia mes tij dhe partneres Paloma Jimenez po prek fundin pas 9 vitesh, duke qenë se kjo e fundit po kërkon të marr në kontrroll jetën e saj. Nëna e tre femijëve te tyre, po mendon që t`i rikthëht edhe një herë karrierës artistike si një modele, pasi u përhap lajmi se Diesel e kishte tradhëtuar atë me femra të tjera.Por rikthimi në modelim, nuk është nje vendim që aktori 48-vjecar do ta mirëpres me krahë hapur. Ai është kundër rikthimit të Palomës në pasarele, kjo sepse është i bindur që 32-vjecaren do ta komplimentojnë shumë meshkuj, do të ketë raste të takohet me djem të tjerë, dhe do ta tradhëtojë. Vin është një person mendjehapur, por kur vjen fjala tek tek bashekeshortja ai është mjaft xheloz.Sidoqoftë Paloma Jimenez është e bindur per vendimin e saj, mbetet vetëm që aktori ta mirëpres! Përmendim se cifti nuk e bëjnë shpesh publike jetën e tyre private. Si Vin ashtu dhe Paloma, dëshirojnë që tre fëmijet e tyre të bëjnë nje jetë normale, jo të rrethuar nga fotograf dhe gazetarë. Ata janë prindërit e hania 7-vjec, Vincent 5 dhe Pauline 1 vjec.