Jake Gyllenhaal, prej vitesh i çmendur pas Jennifer Aniston

Në intervistën e tij të fundit, aktori Jake Gyllenhaal, ka folur për femrat e Hollywood, se cfarë mendon te për ish te dashurat e tij, për ke aktore mendon që është më e talentuara, dhe kush ka qenë në mendjen e tij për vite të tëra. Fillimisht Jake i referohet ish-partneres, aktores Reese Witherspoon, për të cilën ka një konsideratë të vecantë, edhe përse kanë kaluar vite që nga ndarja.Por kush janë karakteristikat që i vijnë në mendje Jake në momentin që përmendet emri i Reese. Ai thotë:’Ajo është një nga femrat më të zgjuara dhe padyshim një nga prsonat më të forte që kam njohur në të gjithë jetën time.’ Ndërsa aktori shton se në mendjen e tij ka qenë Jennifer Aniston për vite të tëra, ajo e ka marrosur që pas bashkëpunimit të tyre të parë.Sa i përketë të famshmes Anne Hathaway, me të cilën ai bashkëpunoi në filmin ‘Love And Other Drugs’, Jake ka dicka për të shtuar edhe për të. ‘Ajo ka një talent të madh dhe është një nga femrat më brilante, që pas takimit mund të lë këdo të ndihet konfuz’ vijon ai ‘Anne po ashtu është shumë aventuriere. Edhe përse kam shumë vite që e njoh, sa herë që e takoj zbuloj dicka të re për të.’