Kylie Jenner: Nuk dua famë, dua të jetoj në fermë
Është vetëm 18-vjec, dhe ka një rezidencë madhështore në Calablasas e cila kushton 2.7 milionë dollarë, si dhe është pronarja e një kompanie kozmetike, por në fakt kjo nuk është jeta që Kylie Jenner dëshiron.Përfytyrimi i saj për te ardhmen, është kaq larg të tashmes aq sa ajo ndonjëherë i quan ëndrra me sy hapur.Ylli i reality show-t ‘Keeping Up With The Kardashians’ dëshiron që të krijojë familjes përpara moshës 30-vjecare dhe të jetojë larg syrit të publikut, në një shtëpi në një zone rurale, e më konkretisht ne një fermë!Pas setiti fotografik, Kylie shtoi për revistën Paper: ’Do të dëshiroja që linja ime kozmetike të ishte shumë e suksesshme dhe më pas do të filloja të krijoja një familje. Më pëlqen shumë ideja e të paturit një familje të madhe dhe të jetoj në nje fermë. Ëndërroj cdo ditë me sy hapur, për momentin kur unë do të jem larg vëmendjes së botës, e askush nuk do të më njoh.’
