Zhytësi zbulon një lumë të ri…nën ujë
Anatoly Beloshchin është një zhytës dhe fotograf profesionist. Së fundmi ai udhëtoi për në Meksiko dhe u zhyt në ujërat e Cenote Angelita.Një emër tjetër për një “cenote” është një "rrymë thithëse" që formohet nga përplasja e mureve të shpellës.Një fakt interesant është se cenotet gjenden kryesisht në Meksikë.Teksa zhytej, Anatoly arriti të realizonte foto të fenomenit unik natyral: një lumë nën ujë.Për të bërë këto foto mahnitëse, atij iu desh të zhytej 60 metra nën ujë. Nëse shihni me kujdes mund të dalloni rërë dhe gjethe të rëna. Kjo e bën rrjedhën të duket akoma më shumë si një lumë i zakonshëm.Uji i detit i pasur me H2S është shumë më i rëndë se sa uji normal. Për shkak të kësaj, fundoset dhe formon një rrymë që duket si një lumë i vërtetë në sipërfaqe.
