Britani, gjyshja 55 vjeçare lind trinjakë me fekondim artificial
Një gjyshe 55 vjecare është bërë tashmë nëna e tre fëmijëve më e vjetër në Britani.Sharon Cutts, nga Bostoni i Lincolnshire , lindi Mason, Ryan dhe Lilyn më 21 mars me të dashurin e saj 40 vjecar, Stuart Reynolds.Nëna e shtatë fëmijëve shpenzoi 22 mijë paund në Qipro për fekondimin artificial sepse ajo ishte shumë e vjetër për të bërë fëmijë, dhe sot djali i saj 21 vjecar, Charles, ka thënë se nuk është dakort me vendimin e saj.Djali i rritur tha: “Ajo nuk duhet të bënte fëmijë përshkak të moshës së saj”.Ndërsa instruktori i saj i palestrës u shpreh: “Unë do të jem gjithmonë aty për të dhe do e mbështes atë, por unë nuk pajtohem me fekondimin artificial. Natyrisht unë jam i shqetësuar për shëndetin e saj sepse ajo është 55 vjece.”
/oranews.tv/