Bie nga barela, vdes pacienti në Rusi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Prill 2016, 16:06
Dy ndihmës mjekë mund të shkojnë në burg pasi një pacient i moshuar vdiq kur ra nga një barelë në një spital të Rusisë.Video shokuese e incidentit është bërë virale dhe duket se punonjësit e ambulancës janë në telashe të mëdha.Klipi tregon se si ndihmësit shtyjnë barelën për në dhomën e emergjencës kur 65 vjeçari bie në tokë , teksa një infermiere dhe doktorë nxitojnë për t’i ardhur në ndihmë.Ngjarja ndodhi 6 muaj më parë në qytetin Ussurysk pranë Vladivostok të Rusisë por video u publikua këtë javë gjatë hetimeve të policisë.
/Oranews.tv/