Ben Affleck i kërkon familjes të shpërngulen pranë tij
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Prill 2016, 14:05
U përhap me shpejtësi lajmi se Ben Affleck ishte larguar nga shtëpia ku jetonte me ish bashkëshorten Jennifer Garner, për të marrë një tjetër me qera.U sqarua një herë e mirë se mes dy aktorëve nuk ka ndodhur asnjë zënkë e supozuar. Momentalisht Ben është shpërngulur në Veri të Londrës, aty ku do të xhirojë dhe filmin e tij më të ri.Një burim thotë: “Ben dhe Jennifer kanë marrëdhënie shumë të fortë bashkë. Ata kanë krijuar një jetë normale edhe përse të ndarë pavarësisht faktit se Ben ndodhet në Londër.Ben është një nga ata persona që i pëlqen ta mbajë afër familjen kur punon, prandaj i ka kërkuar Jen dhe fëmijëve të shpërngulen pranë tij”./Oranews.tv/