Skulpturat impresionuese që mund të shihen vetëm dy herë në ditë
Një instalacion i ri arti është vendosur në Londër nga artisti dhe skulptori nënujor britanik Jason deClaires: katër kalorësit e apokalipsit industrial.Ideja e Taylor ishte t’i vendoste ato në një mënyrë që të shihen deri në dy orë në njërën anë të nivelit më të ulët të lumit Thames.Ai donte që njerëzit të mendonin për ndryshimet klimaterike kur të shihnin instalacionin dhe ndoshta mund të bëjnë diçka për ta luftuar atë.Skulpturat individuale përfshijnë dy biznesmenë të shëndoshë dhe dy fëmijë- që më vonë do të kthehen në brezin e ardhshëm kundër katastrofës ekologjike. Ata të gjithë qëndrojnë të ulur mbi kuaj dhe kanë koka që duken si të mbuluara me vaj.Kur sheh këto foto impresionuese, pak edhe të frikshme, kupton mesazhin e artistit menjëherë- të gjithë mund të bëjmë diçka për ta bërë botën një vend më të mirë për fëmijët tanë.
/Oranews.tv/