Presidenti çek i dehur, skandali në një ceremoni shtetërore
Presidenti çek, Milosh Zeman, ka shkaktuar nje skandal gjate pjesmarrëjes së tij në një ceremoni ku është shfaqur i dehur.Kreu i shtetit cek i është dashur të mbështetej pas një muri pasi nuk ishte në gjendje që të qëndronte në këmbë. Kjo sjellje e tij shkaktoi indinjatë dhe tallje publike me të, ndërkohë që kabineti presidencial për këtë sjellje e fajësoi prekjen e tij nga një virus.Gjatë xhirimit të ceremonisë e javën e kaluar të prezantimit të margaritarëve të rinovuar të kurorës çeke, në sallën e Vladislavit, në pallatin e vjetër mbretëror, shihet sesi Presidenti mezi po qëndronte në këmbë, ndërsa ka nxitur një mori talljesh në rrjetet sociale, njofton AP.Nga ana tjetër, zyra e Presidentit ka reaguar përmes një kumtese, duke thënë se Zeman nuk ndjehej mirë pasi ishte sulmuar nga një virus dhe se tani i duhet të pushojë dy-tre ditë.Ndërkohë, çekët, që njihen si konsumuesit më të mëdhenj të birrës në Evropë, postuan fotografitë e tyre, në të cilat shihen duke pirë nëpër birrari, e mbi to vendosën slogane, si: "Ja, po e marr një virus", ose "Dola për një virus".68 vjecari Zeman është një duhanpirës i pasionuar, një adhurues i madh i ushqimit të yndyrshëm dhe i rakisë.Presidenti në një intervistë të tij më parë ka lavdëruar ish-kryeministrin britanik, Winston Churchill, për shkak të dashurisë së këtij të fundit ndaj wiskeyt dhe deklaroi se edhe pse Adolf Hitleri ishte një vegjetarian dhe një antialkoolist, "të gjithë e dimë se si përfundoi".