Turqia drejt luftës civile në Siri

Sulmet e dy-fishta me bombë në qytetin Reyhanli, pranë kufirit të Turqisë me Sirinë, që lanë 48 të vrarë dhe mbi 100 të plagosur, kanë shtuar frikën se Turqia është duke u tërhequr drejt luftës civile të Sirisë, ndërsa qeveria turke po ndeshet me kritika në rritje për mbështetjen e opozitës në Siri.Kryeministri i Turqisë Turkish Recep Tayyip Erdogan ka dalë publikisht si një nga udhëheqësit lokalë të rajonit që mbështet kryengritjen kundër presidentit sirian Bashar al-Assad.Por  kur dhuna kaloi brenda kufirit turk, me bombardimet e fundjavës së kaluar, kritikat e  publikut ndaj përfshirjes së qeverisë në konfliktin e vendit fqinj, u shtuan. Shumë analistë mendojnë se  bombardimet kanë shtuar shqetësimin e publikut lidhur me politikën e qeverisë turke për mbështetjen e forcave rebele në Siri.Pas bombardimeve të së shtunës së kaluar në Reyhanli, pati protesta kundër qeverisë në qytetin kufitar Antakya dhe në kryeqytetin e vendit, Ankara.Pas kritikave ndaj qeverisë, kryeministri Erdogan i doli në mbrojtje politikës së tij, duke paralajmëruar se qëllimi i autorëve të sulmit ishte të mbillnin përçarje.Vëzhguesit thonë se zor që qeveria turke do të ndryshojë politikën e mbështetjes së opozitës në Siri. Por shqetësimi i publikut lidhur me politikën e qeverisë ndaj Sirisë mund t'i ndryshojë zgjedhjet e qeverisë për hakmarrje ndaj Damaskut.Ndërkohë, Ankaraja i ka bërë thirrje vendeve të tjera të veprojnë kundër qeverisë së Assadit.Të hënën, presidenti amerikan Barack Obama dhe kryeministri britanik David Cameron ritheksuan vendosmërinë e tyre për të arritur një zgjidhje të negociuar për t'i dhënë fund luftës civile në Siri, përmes një konference për paqen.