Arrestimi i amerikanit në Moskë, analistët: Pa pasoja afatgjata

Ambasadori amerikan në Rusi, Michael McFaul ka dhënë shpjegime  në Ministrinë e Jashtme ruse, pasi Moska arrestoi një punonjës të ambasadës amerikane për kohë të shkurtër, nën dyshimet se ka bërë përpjekje të rekrutojë një zyrtar të inteligjencës ruse, për të punuar për CIA-n.McFaul u thirr pasi Rusia tha të Martën se kishte arrestuar Ryan Fogle për veprime provokative. Incidentet nuk kontribuojnë për "forcimin e besimit të ndërsjellë midis Rusisë dhe SHBA", tha një zëdhënës i presidentit Vladimir Putin.Megjithatë, Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha se ai nuk e ka  diskutuar çështjen me sekretarin amerikan të shtetit, Jon Kerry, gjatë një takimi në Suedi.  Analistët thonë se incidenti nuk ka gjasa të ketë ndonjë pasojë afatgjate politike, në marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Moskës. Por ata thonë se kjo krijon një atmosferë të pakëndshme në një kohë kur SHBA-të dhe Rusia janë të përfshirë në diplomacinë delikate mbi Siri dhe në marrjen e hapave të kujdesshëm.Rasti i fundit i madh i spiunazhit mes dy vendeve ishte në vitin 2010, kur 10 rus u shpallën fajtor për spiunazh në SHBA.