Panamaja ngre Komisionin e ekspertëve të pavarur për skandalin
Panamaja do të formojë një Komision të pavarur për të shqyrtuar praktikat financiare të vendit, pas rrjedhjes së informacionit nga firma juridike “Mossak Fonseka”, e cila zbuloi aferat e shumë liderve botërore, por edhe njerëzve të famshëm të botës së sportit dhe kinematografisë.“Qeveria panameze, nëpërmjet Ministrisë së Jashtme, do të formojë një Komision të pavarur me ekspertë vendas dhe të huaj, të njohur për ekperiencën e tyre, me qëllim vlerësimin e praktikave tona aktuale dhe miratimin masave që do të ndajmë me vendet e tjera të botës për të forcuar transparencën së sistemeve finaciare dhe ligjore”, deklaroi presidenti i Panamasë, Juan Carlos Varela në një fjalim televiziv.Qeveritë në të gjithë botën kanë filluar hetimin e shkeljeve të mundshme financiare nga njerëz të fuqishëm dhe të pasur pas zbulimit të 11.5 milionë dosjeve të quajtura tashmë “Panama Papers”.Në deklaratën e tij të shkurtër, Varela tha se vendi i tij do të bashkëpunojË me vendet e tjera për raportet e gezetarËve investigative nga vende te ndryshme te botës."Ne do të punojmë jo vetëm brenda vendit, por edhe jashtë tij. Dua të bëj të qartë se panamaja do të vazhdojë të bashkëpunojë me juridiksione të tjera siç kemi bërë në raste të vepravve penale ku kemi shkëmbyer infomarmacione për të përmbushur marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara nga Panamaja. Riafirmojmë angazhimin tonë si një vend serioz që respekton të drejtën ndërkombëtare dhe bashkëpunimin me ndërkombëtaret, me qëllim zgjidhjen në nivel global të kësaj çështje”, tha ai.Ministri i Financave të Panamasë, Dulcidio De La Guardia, i cili pranoi se skandali ka dëmtuar reputacionin e Panamasë, tha se vendi ishte ende duke diskutuar kush do të jetë në Komision.