Ligji për mediat do votohet pa ndryshime, Peza: Kthimi nga Presidenti, politik
Mazhoranca do të miratojë pa asnjë ndryshim ligjin për mediat audiovizive. Alfred Peza, nënkryetar i Komisionit të Medias, deklaroi në studion e lajmeve të Ora News se pas hyrjes në fuqi të ligjit do të nisë menjëherë procedura e zgjedhjes së Drejtorit të ri të Radio Televizionit Shqiptar.Peza: Me votimin në seancën plenare për herë të dytë, ky votim ka fuqinë e dekretit dhe pas kësaj ligji i ndryshuar ndjek rrjedhën normale, futet në Fletoren Zyrtare. Dy javë pas botimit në Fletoren Zyrtare fillon procedura aty ku ka mbetur për zgjedhjen e Drejtoritë të ri të Përgjithshëm me shumicë të thjeshtë votash të anëtarëve të Këshillit të drejtues të RTSH.Deputeti socialist tha se dekreti i Presidentit për kthimin e ligjit për rishqyrtim mbante “erë politike” dhe se Nishani me argumentet e tij ka rrëzuar edhe veten, pasi procedura e zgjedhjes së Kreut të Shtetit është marrë model dhe për kreun e RTSH-së.Peza: Në rastin më të mirë i nxituar dhe në rastin më të keq mban “erë politike” për shkak të kësaj qasje ku ne procedrën e zgjedhjes së Presidentit e kemi implementuar në procedurën e zgjedhjes së Drejtorit të të ri të RTSH, e rrëzon dhe vetëveten Presidenti në shpjegimet që bën. Nuk është hera e parë që Presidenti mban qëndrime të tilla.Peza thotë se ky proçes fut në rrugën e zgjidhjes dhe proçesin e dixhitalizimit, ku Shqipëria ka mbetet e fundit në Europë.Peza: Shqipëria e ka pasur detyrim që në 18 qershorin e vitit të kaluar për ta bërë dhe kemi mbetur i vetmi vend në Europë pa e bërë.Skandalin “Panama Papers”, deputeti i dalë nga bota e medias e gjen mes arsyeve pse opozita nuk lejon finalizimin e reformës në drejtësi, të cilës thotë se dikush mund edhe ti trembet.Peza: “Panama Papers”, ku elementët e parë që kanë dalë dhe personazhet e para që po lakohen tregon se kanë qenë shumë të afërt me opozitën e sotme pa llogaritur që pritet të ketë dhe surpriza të tjera.Tek opozita Peza gjen vetëm një kauzë.Peza: Të bëjë çmos që të pengojë dhe të bllokojë pa asnjë arsye, ose me të gjithë arsyet që ajo i quan të tilla por që nuk janë, këtë mazhorancë në rrugën e reformave.