Përfituan kredi deri në 1 mln lekë me dokumenta falco, katër në pranga
Katër persona kanë rënë në pranga, një po procedohet në gjendje të lirë dhe personi i gjashtë është shpallur në kërkim në dyshimin për falsifikim dokumentash dhe mashtrim në kredi.Seksioni i Krimit Ekonomik e Financiar ka finalizuar me sukses operacionin “Kredia e Fundit”, duke arrestuar shtetasit:1.Ledion Balla, 25 vjeç, banues në Tiranë2.Visardi Koleci, 24 vjeç , banues në Tiranë3.Ergest Dorzi, 29 vjeç, banues në Tiranë4.Andrea Kateshi, 22 vjeç, banues në Tiranë.Gjitashtu u referuan materialet në gjëndje të lirë për shtetasen:•M. R., 21 vjeçe, banuese në TiranëSi dhe u shpall në kërkim shtetasia T. K., 24 vjeçe, banuese në Tiranë.Sipas bluve, këta shtetas aplikonin për kredi individuale konsumatore duke fallsifikuar dokumenta të ndryshme për aplikim kredie dhe dyshohen te kene përfituar shuma nga 300.000 deri në 1.000.000 lek të reja.Materialet proçeduriale ju kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës pare Tiranë për veprat penale "Mashtrim në kredi" dhe "Falsifikim i dokumentave" .