Pas homazheve, dy pilotët Dëshmorë të Atdheut përcillen në banesën e fundit

Për rreth dy orë e gjysëm në Pallatin e Kongreseve u mbajtën homazhet në nderim të pilotëve të rënë dëshmorë një ditë më parë gjatë aksidentit ajror në fshatin Grizhë të Malësisë së Madhe ku helikopteri ushtarak “Ec 145”me të cilin udhëtonin përfundoi në liqen.Kapter Donald Hoxha dhe kapiten Florian Deliaj u shpallën “Dëshmorë të Atdheut”Në homazhe morën pjesë kryetari Kuvendit, Ilir Meta, kryetari Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, Ambasadori SHBA, Donald Lu, Zv/Kryeministri, Niko Peleshi, Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, deputetë, pjestarë të Forcave të Armatosura, si dhe zyrtarë të tjerë të vendit.Në homazhe kanë qenë të pranishëm shumë qytetarë të kryeqytetit, si miq të afërm..etjHomazhet  u mbyllen në orën 14:00 dhe më tej trupat e dëshmorëve Hoxha e Deliaj  u përcollen për në banesën e fundit. Trupat e tyre do të prehen në Varrezat e DëshmorëveHelikopteri ushtarak u rrëzua mesditën e së mërkurës në ujrat e liqenit të Shkodrës pranë fshatit Grizhë të Malësisë së Madhe.Nga aksidenti mbijetoi vetëm një nga tre personat që gjendej në bord, ushtari profesionist Gerald Baramuca, po merr mjekim në spital.Prokuroria e Shkodrës ka nisur hetimet, duke ngritur një grup hetimor në lidhje me rrëzimin e helikopterit në Liqenin e Shkodrës.Grupi hetimor drejtohet nga Prokurori Granit Shahu, i cili sëbashku me specialistët e tjerë kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rrëzimit të helikopterit ushtarak.CaptureDELIA[caption id="attachment_717713" align="alignnone" width="640"] Nga e majta ne te djathte, toger Donald Hoxha dhe kapiten Floran Deliaj Ne foto: Nga e majta ne te djathte, toger Donald Hoxha dhe kapiten Floran Deliaj[/caption]veliajbasha ke homazhet/Oranews.tv/