Tifozi humb jetën në shkallët e stadiumit, dëshmitarët: U shty nga polici dhe u rrëzua
Ndeshja Flamurtari-Kukësi ka përfunduar me tragjedi në stadiumin e Vlorës, ku një prej tifozëve ka gjetur vdekjen.Kanë qenë minutat e fundit të ndeshjes kur 39-vjeçari, Mikel Selmanaj, banues në Rradhime të Vlorës ka tentuar të dalë nga stadiumi, kur është rrëzuar nga shkallët dhe ka rënë me kokë.Menjëherë është trasportuar në spitalin e Vlorës për ndihmën e parë mjekësore, ku dhe ka gjetur vdekjen.Në të dhënat e para të raportuara nga persona të pranishëm në stadium, mësohet se Selmanaj ka humbur ekuilibrin, pasi është shtyrë nga një punonjës policie.Prokuroria e Vlorës ka marrë në dorë hetimin e ngjarjes, ku po hetohet pista e shtyrjes së tifozit nga polici.Organi i akuzës ka marrë në pyetje disa dëshmitarë dhe pritet të ketë detaje të reja mbi ngjarjen.Mësohet se nga tifozët e marrë në pyetje deri tani nga Prokuroria, asnjë nuk ka deklaruar të ketë dijeni mbi ngjarjen.
