Basha:Ulja e taksave nuk lejon parajsat fiskale; Crawford:Investitorët të pasigurt

Taksa më të ulëta, rikthim të investimeve ,subvencion të energjisë  deri në masën 200 kilovat per shtrast ne nevoje dhe ulje të  TVSH-së në nivelin 15%.Këto janë disa prej shtyllave kryesore të programit  ekonomik që prezantoi kryetari i partisë demokratike në Forumin për liri Ekonomike.Basha premtoi ndër të tjera zero taksa për biznesin në vitin e parë të veprimtarisë duke i konsideruar këto masa të domosdoshme për të nxjerrë ekonominë nga apatia ku ndodhet.Basha: Tatime me norma minimale fikse mbi biznesin e vogël për të nxitur kështu konsumin. Në këtë kuadër, propozojmë uljen e normës së TVSH-së nën nivelin 15%. Përfundimin e veprave të mëdha që sot e kësaj dite kanë mbetur të papërfunduara. Do të konsolidojmë dhe reduktojmë edhe taksat e fshehura ose të dubluara apo tarifat paralele, siç janë taksat mbi karburantin, apo mbi ambientin, apo taksa e Bashkisë së Tiranës për shkollat. Sektor prioritar, levë për zhvillimin ekonomik është bujqësia.Sipas kryeopozitarit rikthimi i taksës së sheshtë dhe ulja e saj në 9% nuk do të lejojë shqiptarët të dërgojnë paratë në parajsat fiskale.Basha: Ai do të çlirojë burime njerëzore dhe financiare që sot keqpërdoren, vidhen, shpërdorohen apo marrin rrugën për parajsa fiskale tropikale.Të njëjtin qëndrim ka edhe ekspertja austriake Barbara Colm.Colm: Ju përgëzoj për idenë e rikthimin e taksës së sheshtë dhe uljen e saj në 9%.Nëse një gjë e tillë do të aplikohej në Shqipëri atëherë nuk do të kishte më shqiptarë të përfshirë në skandalet financiare siç është rasti i fundit i Panama Papers.Presidenti i Dhomës amerikane të Tregtisë Marc Crawford  theksoi se klima e biznesit në Shqipëri nuk është e përshtatshme për të thithur investime.Crawford: Po të heqim gjithë reputacionin e keq, të heqim pengesat që diplomatët apo investitorët e huaj thonë që për këtë arsye po ikim.Në nisje te aktivitetit pjesëmarrësit mbajtën një minutë heshtje ne nderim të dy pilotëve që humbën jetën në një aksident tragjik një ditë më parë./Ora News/